close
Top LajmeVendi

(VIDEO)GJORÇE PETROV: KANAL I HAPUR PRANË POLIKLINIKËS MODULARE

Screenshot_11

MSH: REVIDOHEN PROJEKTET PËR MONTIMIN E MODULAREVE


 

Ndërtimi i Poliklinikës modulare në Gjorçe Petrov të Shkupit është stopuar. E kjo është përshkak se ende po shqyrtohen dokumentacionet e projektit që të shihet ku qëndrojnë mangësitë në ndërtimet e objekteve modulare.

Zvarritja e ndërtimit të poliklinikës ka mllefosur një pjesë të banorëve të këtij vendi pasi që përreth objektit është lënë gropë e madhe, ndërsa në afërsi ka park ku lozin fëmijë.

QYTETAR

“Nervozohem pasi i kanë lënë punët të përgjysmuara. Ky kanal këtu është gropuar ka një muaj dhe askush nuk po rregullon. Në çfarë ngjason kjo? Nuk e di çfarë të them. Çudi si kanë mundur ta lënë kështu. Nuk mund ta leni një kanall kaq të madh pasi që këtu në afërsi ka park dhe mund të rëzohet dhe lëndohet ndonjë fëmijë. Këtu ka fëmijë, për këtë askush nuk mendon.

QYTETAR

“Me gruan time shkojmë në Gjorçe. Ajo kushton duhet të shkojmë me taksi. Këtë poliklinikë filluan ta ndërtojnë por nuk e di pse i kanë ndërprerë punimet”.

Përse janë ndërprerë punimet e pyetëm ministrinë e Shëndetësisë. Nga aty thonë se ndërtimi i tri poliklinikave modulare në Butel, Gjorgje Petrov dhe Lisiçe e Re do të vazhdojë kur do të kryhet analiza e ekspertëve mbi sigurinë e këtyre objekteve.

MINISTRIA E SHËNDETËSISË

“Në proces e sipër është revidimi i projekteve për montimin e këtyre objekteve modulare. Kur do të përfundojnë të gjitha analizat e ekspertëve do të vazhdohet me ndërtimin e këtyre objekteve moduare”.

Kontaktuam edhe me kontraktuesin e këtij objekti Brako, por nga aty nuk morëm përgjigje. Fillimisht të tri poliklinikat modulare ishte e paraparë të ndërtohenderi në shtator. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pati deklaruar se këso lloj ndërtimi me panela druri e kanë zgjedhur pasi që është opsion më i lirë, i shpejtë dhe me efikasitet energjitik./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia