close
Vendi

GJYKATA ADMINISTRATIVE SHFUQIZON VOTIMIN NË NJË VENDVOTIM NË SHUTO ORIZARË

upraven-sud

Gjykata Administrative ka shfuqizuar rezultatet e votimit në vendvotimin 2957/1 në Shuto Orizarë për zgjedhjen e Kryebashkiakut dhe anëtarëve të Këshillit për Qytetin e Shkupit, Kryetarit të Komunës dhe për anëtarët e Këshillit për këtë Komunë. Gjykata vendosi pas padisë së Lëvizjes “Me vendosmëri për ndryshime” kundër vendimit të KSHZ-së.

Ankesa e kësaj lëvizjeje, që udhëhiqet nga PLD dhe DOM, u dorëzua në KSHZ për procedurën e votimit, grumbullimin dhe vërtetimin e rezultateve të votimit në një vendvotim në Shuto Orizarë.

Nëse do të ketë rivotim në këtë vendvotim, KSHZ-ja thotë se do të shqyrtohet vendimi I Gjykatës Administrative dhe të bëhet vlerësimi nëse rivotimi eventual mund të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve.

Paraprakisht, dje Gjykata Administrative ka pranuar ankesën e ASH-AAA për rezultatet e votimeve në vendvotimin 0543 në Dibër dhe atje do të ketë rivotim./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia