close
Top LajmeVendi

GJYKATA E APELIT: JANEVA MBETET NË PARABURGIM

Screenshot_6
Gjykata e Apelit mori vendim se Katica Janeva mbetet në paraburgim. Gjykata ka marrë informacione nga Prokuroria se hetimi ka përfunduar, por gjykatësit e Apelit kanë vlerësuar se ende ekziston mundësia e arratisjes dhe për këtë shkak kanë marrë vendimin që ajo të mbetet në paraburgim.
Ankesa para gjykatës më të lartë erdhi pasi paraprakisht gjykata penale refuzoi garancën me pronë të patundshme që Janeva e ofroi që ti shqiptohet masë më e lehtë. Katica Janeva gjendet në paraburgim nga 21 Gushti si e dyshuar në rastin “Zhvatja”. Në paraburgim gjendet edhe Boki 13, kurse deri më tani arrest shtëpiak mori vetëm Zoki Milevski. /Klan Macedoni/
Klan Macedonia

The author Klan Macedonia