close
Bota

GJYKATA E BE-së SANKSIONON KOKËFORTËSINË POLAKE

bigstock-196660984-e1504879882346-990×556

GJOBA DITORE PREJ NJË MILIONË EUROSH!

Gjykata Supreme e Bashkimit Evropian, me seli në Luksemburg, ka urdhëruar Poloninë të shlyejë dënimet prej një milion euroshnë ditë  për shkak të kontestit shumëvjeçar të Varshavës zyrtare me Bashkimin Evropian lidhur me pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

Agjencitë e lajmeve bëjnë të ditur se vendimi i gjykatës pason kërkesën e Komisionit Ekzekutiv të Bashkimit Evropian për gjobë financiare pasi Polonia nuk suspendoi Odën Disiplinore të Gjykatës Supreme dhe gjithë kjo me qëllim të sigurimit të respektimit të aktvendimit nga muaji korrik i këtij viti. Gjykata Supreme tha këtë të mërkurë se dënimi është ‘i domosdoshëm me qëllim të evitimit të dëmit serioz dhe të pakorrigjueshëm për rendin juridik të Bashkimit Evropian dhe vlerat mbi të cilat u ngrit, sidomos për sundimin e së drejtës’.

Komisioni Evropian që mbikëqyrë respektimin e ligjeve në Bashkimin Evropian, kërkoi që Gjykata t’i shqiptojë Polonisë  gjoba të përditshme derisa ky vend të mos përmirësojë funksionimin e Gjykatës së vet Supreme dhe të suspendojë ligjet e reja për të cilat çmohet se e minojnë pavarësinë e gjyqësorit. Pikë kontestuese është ngritja e Odës Disiplinore pranë Gjykatës Supreme polake me të cilën partia në pushtet ka autorizuar disiplinimin e gjykatësve. Kryeministri polak, Mateuzh Moravjecki, paralajmëroi javën e kaluar në Parlamentin Evropian suprimimin e këtij institucioni, por nuk saktësoi se kur do të bëhet kjo. Në përkeqësimin e marrëdhënieve të Polonisë me Bashkimin Evropian ndikoi edhe një vendim i Gjykatës Kushtetuese në Varshavë, në fillim të muajit, sipas të cilit ligjet polake dominojnë mbi ato të Bashkimit Evropian në fushat ku mund të ketë kolizion./Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia