close
Top LajmeVendi

GJYKATA KONFIRMON DËNIMIN ME BURG PËR ISH-KRYEMINISTRIN GRUEVSKI

Gruevski-Nikola-by-MIA-2-2-768×577

Gjykata Penale në Shkup ka pranuar vendimin e Gjykatës së Apelit me të cilën ish-kryeministrit maqedonas, Nikola Gruevski, i konfirmohet dënimi me burgim prej dy vjetësh për rastin e koduar ‘Tanku’ që ka të bëj me blerjen e një makine të blinduar, veprim ky i debatueshëm dhe i kundërligjshëm sipas Prokurorisë Speciale Publike.

Gjykata e Apelit në Shkup ka konfimuar edhe uljen e dënimit nga 6.5 në 4.5 vjet burg për Gjoko Popovski, ish-shef i furnizimeve në ministrinë e Punëve të Brendshme. Me vendimin e Apelit aktvendimet bëhen të plotfuqishme, ndërsa me marrjen e tyre nga të dënuarit, nis afati për fillimin e vuajtjes së dënimit.

Tani pritet që aktvendimi t’i dorëzohet gjykatësit për ekzekutimin e sanksioneve dhe i njëjti duhet që të zbatohet në një afat prej jo më shumë se 13 ditësh. /Klan Maqedoni/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia