close
Top LajmeVendi

Gjykata kushtetuese: Nëntë kandidatë për tre vende

Gjykata-Kushtetuese-780×439

GJYKATA KUSHTETUESE: NËNTË KANDIDATË PËR TRE VENDE

NË MESIN E KANDIDATËVE PROKURORË, GJYKATËS, PROFESORË…

Tre Prokurorë, një ish dhe dy gjykatës actual dhe një profesore universitare dhe juriste janë propozimet për gjykatës të ardhshëm kushtetues, ku duhet të zgjidhen tre prej tyre që do të plotësojnë vendet në Gjykatën Kushtetuese.

Rreth emrave, tre vijnë si propozime të shumicës parlamentare dhe bëhet fjalë për Prokurorin Shtetëror Lubomir Joveskin, gjykatësin Fatmir Skender dhe juristen Tatjana Vasiq.

Gjashtë të tjerët janë propozime të VMRO-DPMNE-së. Mes tyre janë dy Prokurorë, një professor universitar I pensionuar, një profesore e Fakultetit Juridik dhe dy gjykatës.

Pasi sot janë konstatuar propozimet, tani anëtarët dhe Zv/anëtarët e Komisionit për Cështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, duhet t`i shqyrtojnë biografitë, pas cka në seancë të komisionit do të diskutojnë për secilin kandidat veç e veç.

Nga propozimet, Komisioni do të duhet të konstatojë kandidatët që do t`i dërgojë në seancë plenare, ku për zgjedhjen e tyre do të duhet shumicë prej 61 deputetëve. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia