close
Top LajmeVendi

GJYKATA PENALE REFUZON KËRKESËN E SEAD KOÇANIT

Screenshot_6

Vendimin e gjykatëses të Gjykatës Penale që të refuzohet kërkesa e Sead Koçanit për të shtyrë vendimin për vuajtjen e dënimit me burg e ka vërtetuar edhe Këshilli Gjyqësor. Ky vendim është sjell më 12 korrik, pasi gjykatësja këtë vendim e ka vërtetuar më 5 korrik.

Sead Koçan do të duhet të lajmërohet më 17 korrik për vuajtjen e dënimit me burg prej 4 vjet e 8 muaj pasi gjykata e Apelit në mars të këtij viti i ka zvogëluar dënimin e shkallës së parë nga 6 vjet, i cili fillimisht ishte dënuar nën akuzën për keqpërdorim të furnizimit publik në korrik të vitit 2018.

Gjykata ende nuk ka vendosur pas kërkesës së dytë e cila në ndërkohë është dorëzuar nga Sead Koçan përshkak të gjendjes shëndetësore të tij. Vendimi do të merret pasi të shqyrtohet dokumentacioni që ai ka dorëzuar. /Klan Macedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia