close
Sport

Glen Johnson: Jesse Lingard do të pendohet për zgjedhjen që ka bërë

Lingasrd

Jesse Lingard ka shtangur shumë njerëz duke vendosur të transferohet te Nottingham Fortes, skuadër që sapo është kthyer në Premier League.

Ish-ylli i Manchester United ka zgjedhur të nënshkruajë një marrëveshje njëvjeçare me Forest, pavarësisht se për të interesoheshin Everton-i dhe West Ham-i.

Sipas ish-mbrojtësit anglez të Premier League, Glen Johnson, Jesse Lingard do të pendohet për zgjedhjen që ka bërë.

Lingard ka nënshkruar një kontratë të pazakontë njëvjeçare nga e cila do të përfitojë 200 mijë sterlina në javë, pavarësisht se Hammers ishin të gatshëm t’i ofronin një kontratë afatgjatë.

Johnson, i cili e nisi karrierën e tij tek West Ham, e ka kritikuar ish-lojtarin e Manchetser United, duke e akuzuar atë se ka ndjekur paratë dhe se ka një mentalitet “afatshkurtër”.

“Ai ka përfunduar te Nottingham Forest sepse ata e kanë paguar më shumë. Nuk ka asnjë arsye tjetër për zgjedhjen e bërë nga ai”, ka thënë Johnson për The Games Cabin.

“Ai nuk është nga Nottingham dhe nuk është një tifoz i Forest, unë kam fjalë të tjera për të thënë për këtë lëvizje sepse ka vetëm një arsye pse ka shkuar atje.

“Do të pendohet 100% që nuk ka shkuar tek West Ham. Të them të drejtën, transferimi i tij te Fores tregon se ka një mentalitet afatshkurtër.

“Ka nënshkruar për një vit dhe do të fitojë 20 mijë sterlina më shumë në javë, kur mund të kishte shkuar tek West Ham për një kontratë trevjeçare dhe do të kishte luajtur në Europë”, ka shtuar 37-vjeçari.

Të zemëruar për shkak se janë refuzuar nga ish-heroi i tyre, tifozët e Hammers duket se po planifikojnë t’i hedhin para false drejt Lingard kur dy skuadrat të përballen në Premier League sezonin e ardhshëm.

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia