Filmi më i mirë dramë – “The Power of the Dog”, muzikal ose komedi – “West Side Story”, Aktorja më e mirë në një film dramë u shpall Nicole Kidman për rolin e saj në “Being The Ricardos”. Kjo e fundit tejkaloi të nominuarat si Lady Gaga, Jessica Chastain apo Kristen Stewart.
Aktori më i mirë u shpall Will Smith për “King Richard” kurse Billie Eilish dhe vëllai i saj, Finneas O’Connell morën çmimin për këngën më të mirë në film, referuar “No Time To Die”, kolona zanore e filmit të ri të James Bond./tvklan.al