close

Kushtet kanë detyruar banorët që të shpërngulen


Fshati Gornjan i Komunës së Vrapçishtit, ka ngelur me disa banorë. Shumica e banorëve të këtij fshati tashmë janë shpërngulur në fshatrat tjera të Gostivarit e Tetovës. Thonë se kushtet i kanë detyruar banorët të largohen nga ky fshat, kurse ata që kanë mbetur merren me bagëti.

Kryefamiljari Bajrami thotë se krahas përpjekjeve të vazhdueshme të banorëve, megjithatë assesi nuk arrijnë ta rregullojnë rrugën.

Bashkëfshatarët e tij kanë gjetur rrugëdalje duke u shpërngulur në fshatra tjera të Gostivarit e Tetovës.

Ali Mediu është i Gornjanit, por është shpërngulur nga ky fshat. Edhe ai shprehet i zhgënjyer nga autoritetet komunale të shtetit duke thënë se fshati është lënë në harresë.

Objekti i shkollës është i mbyllur tashmë gjashtë vite. Nuk ka nxënës – thonë banorët, por edhe nëse ka, shumë pak mësues do të merrnin guximin të vijnë këtu për të dhënë mësim.

Nën çelës është edhe Xhamia e fshatit. Mbase nuk ka xhematë. Banorët me thirrje që të paktën të jetë hapur për ndonjë kalimtar rasti.

Me gjithë kushtet e vështira infrastrukturore e të jetesës, banorët e këtij vendbanimi me xhelozi përpiqen ta rruajnë fshatin që të mos shuhet. Madje u bëjnë thirrje bashkëqytetarëve të mos e harrojnë Gornjanin.

Në këtë mot me diell, Gornjani frymon me shpresë se kompetentët do të kujtohen që t’ua bëjnë jetën dhe lëvizjen më të mirë. Bujqësia dhe blegtoria mbeten veprimtaria kryesore e banorëve, por sytë i kanë drejtuar tek shkolla. Jetojnë me shpresë se sërish do ta dëgjojnë zhurmën e fëmijëve dhe fshatin plot e përplot me banorë të cilët u larguan shkaku i kushteve. /Klan Macedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia