close
Screenshot_2

Taravari: Të bëhet traditë për qytetin


Rreth 19 shtëpi botuese nga Maqedonia dhe Shqipëria, me libra të autorëve shqiptarë dhe të huaj, vepra letrare bashkëkohore dhe klasike presin dashamirët e librit të qytetit të Gostivarit këto tri ditë që t’i bashkëngjiten Panairit të librit, i cili po zhvillohet për herë të parë pas kaq vitesh në këtë qytet. I pari i qytetit të Gostivarit, Arben Taravari, i cili ishte i pranishëm në hapjen e panairit deklaroi se shpreson që i njëjti të ngelet traditë në këtë qytet.

Abdylmexhit Salihi, kryetar i shoqatës së botuesve shqiptarë deklaroi se këtë vit shtëpitë botuese kanë sjellë një numër të konsiderueshëm veprash për të gjitha grupmoshat. Ndërkaq, edhe shtëpitë botuese, edhe lexuesit presin shumë nga ky panair.

Përndryshe ky panair organizohet nga Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Shoqatën e Botuesve Shqiptarë – Maqedoni dhe do të zgjasë deri më 28 nëntor. Poashtu, në suaza të panairit do të organizohet edhe ekspozitë me vepra artistike të punuara nga fëmijët e që do t’u dhurohen shtëpive botuese pjesëmarrëse, do të organizohet event muzikor për të rinj, si dhe mbrëmje me muzikë klasike. /Blerona Jakupi/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia