close
Vendi

GOSTIVAR: PËR VENDLINDJEN – 300 MIJË EURO INVESTIME

7c877bd0-3971-471e-ba51-f74c153de54e

300 mijë euro është vlera e investimeve infrastrukturore që lidhen me kultivimin e jetës fetare dhe shoqërore në Komunën  e Gostivarit. Oborrit i Muftinisë, Medreseja e Vjetër dhe Sahat Kulla e  qytetit  ishin objektet të cilat u promovuan  me përfundimin e muajit të Ramazanit dhe ardhjes se  festës së  Fitër Bajramit.

I pranishëm në këtë promovim Muftiu i Gostivarit, Shaqir Fetahu nuk fshehu kënaqësinë me investimet e bëra.

Ndërkaq, pronari i Kompanisë “Balkan Porfidi , Bardhul Durmishi shprehu falenderim deri tek Muftinia dhe Komuna e Gostivarit që i dhanë mundësinë ku  përvojën gati 25 vjeçare në Itali ta ekspozojë në vendlindje.

Kreu i kësaj komune  Nevzat Bejta  thot se ka një bashkëpunim të mire me komunitetin e bisnesit të kësaj ane.

Gjatë solemnitetit, u promovuan edhe çezmat që mbajnë emrin e Sahat Kullës si investim i Komunës së Gostivarit, ndërsa në pjesën qendrore të qytetit është rregulluar edhe ndriçimin publik, rinovimi i objektit të medresesë së vjetër si dhe restaurimi i objektit të Sahat Kullës së qytetit. Me këtë rastë komuna dhe myftinia e Gostivarit buzë lumit të Vardarit shtruan një iftar. /TvArt/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia