close
Top LajmeVendi

GOSTIVAR: PO NDËRMERREN TË GJITHA MASAT E PREVENTIVËS

MBLEDHJE E SHTABIT TË EMERGJENCËS


Aktualisht nga pushteti lokal në Gostivar nuk zhvillohet asnjë aktivitet tjetër pos preventivës kundër Covid 19. Pas  Mbledhjes se Shtabit të emergjencave Kreu i Komunës së Gostivarit Arben Taravari njoftoi se deri sot në qytetin e Gostivarit janë testuar 25 persona, ku vetëm një person mbetet pozitiv me koronavirus, që u zbulua nga java e kaluar. Ai siguroi qytetarët se janë ndërmarrë të gjitha masat e preventivës duke u bërë thirrje që të zbatojnë rekomandimet e autoriteteve.

Kreu i Komunës së Gostivarit njoftoi se në këtë situatë krize Komunës i është bllokuar xhiro-llogaria. Nga Spitali i Gostivarit njoftuan se janë marrë masa shtesë të sigurisë për hyrje në ambientet e Spitalit.

Siç u njoftua, në Qendrën për Shëndet Publik në Gostivar së fundmi janë testuar 26 persona dhe të gjithë kanë rezultuar negativ, kurse autoritetet e rendit njoftojnë se personat në vet-izolim kanë respektuar masat, kurse janë regjistruar edhe disa shkelje të zbatimit të orës policore. /Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia