close
Vendi

GOSTIVAR: PREZANTOHET PROJEKTI PËR FURNIZIM ME UJË TË PIJSHËM

no thumb

Komuna e Gostivarit dhe Ndërmarrja Publike “Komunalec” në bashkëpunim me Departamentin Federal të Zvicrës për Çështje Ekonomike kanë prezantuar projektin e sistemit për furnizimimin e komunës me ujë  të pijshëm.

Master plani synon rehabilitimin e plotë të sistemit të ujësjellësit në qytet si dhe disa fshatra përreth.

“Qëllimet e projektit janë të shumta, por qëllimi i përgjithshëm i projektit është përmirësimi i sistemit për ujë për qytetin e Gostivarit dhe tetë fshatra. Në veçanti aktivitetet e projektit do të rezultojnë me një sistem të përmirësuar të ujit përmes krijimit të infrastrukturës së nevojshme” – Menaxher i Projektit, Micheal Dalin.

Nga Ndërmarrja Publike e Gostivarit thanë se projekti synon që konsumatorët të kenë ujë të pijshëm, konform të gjitha parametrave, që nëkupton vendosjen e tubave deri tek sistemi i trajtimit të ujit të pijshëm, ndërtimin e një ujëmbledhësi me kapacitet 2.000 m3 si dhe masa urgjente për minimizimin e humbjes së ujit.

Këto janë planet e pushtetit vendor për furnizim me ujë të pijshëm për qytetin e Gostivarit, ndërkohë që edhe banorët e qytetit, nuk është se ankohen gjithaq për mungesën e tij!

Përfaqësuesit e pushtetit lokal thonë se Projekti për furnizim me ujë të pijshëm do të kontribuojë për zhvillimin e qëndrueshëm të komunes, por edhe për mbrojtjen e resurseve natyrore si dhe do nxisë zhvillimin ekonomik të kësaj ane, në veçanti të industrisë dhe bujqësisë. /E.S./

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia