close
Vendi

GOSTIVAR: REKA E EPËRME ORGANIZOI DASMËN TRADICIONALE

U-mbajt-manifestimi-historikë-në-Rimnicë-ringjallet-Reka-me-“Takimet-e-Rekës-së-Epërme”

Reka e Epërme mblodhi në një dasëm traditën dhe të sotmen në kaudër të një manifestimi i cili tash më po mbahet tre vjet radhazi. “Takimet e Rekës së Epërme” ishte aktiviteti tradicional që u organizua ditën e diel në fshatin Rimnicë të Gostivarit, me pjesëmarrjen e qindar njerëzve nga të gjithë trojet shqiptare. Ishte ky një manifestim ku u shpalosën doket, zakonet dhe veshja e kësaj ane, si një dëshmi e ruajtjes së kulturës dhe traditës sonë.

Qëllimi i këtij aktiviteti është ruajtja e traditës dhe bartja e saj brezë pas brezi, si një iniciativë që ky vend dhe historia e saj mos të ngelet vetëm në arkivë, theksoi mes tjerash kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta.

Në këtë manifestim mysafir nderi ishte Poeti nga Tirana Ruzhdi Mata, autor i veprës “Josif Bageri”.

Në këtë manifestim ishin të pranishëm një numër i madh i njërëzve nga të gjitha trojet shqiptare, të cilit kishin ardhur për ta ndjekur nga afër këtë aktivitet tradicional.

Ky aktivitet organizohet të dielën e parë të muajit gusht, dhe risia e këtij viti ishte dasma rekane e interpretuar nga Shoqëria Kulturore “Reka e Epërme”. /L. Aliu /

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia