close
Vendi

GOSTIVAR: RRITET DUKSHËM INTERESIMI PËR VAKSINIM

9C486E13-E7A3-4C07-88F6-26E05F04D56C

HAPEN DY PUNKTE VAKSINIMI NË ÇEGRAN


Vala e re e infektimeve, masat e reja restrictive dhe situata e rënduar me koronavirusin në Rajonin e Gostivarit, duket se ka ndikuar në rritjen enorme të interesimitë të qytetarëve për t`u vaksinuar. Nëse para disa javëve Tetova dhe Gostivari ishin konsideruar si qytete me përqindje të vogël të imunizimit të qytetarëve, tani situata ka ndryshuar. Radhë qytetarësh presin për t`u vaksinuar.

FLARUSHE OSMANI- MJEKE, SPITALI I GOSTIVARIT

Tash dukshëm është rritur. Situataështë alarmante, interesimi I pacientëve është I dukshëm për vaksinim, kemi hapur edhe dy punkte për vaksinim në Cegran me rrethinë, lirisht mund të vaksinohen si dhe qytetarët e Vrapcishtit të drejtohen atje.

Punktet e vaksinimit në mjediset rurale të Gostivarit përballen me fluks qytetarësh që presin në radhë për t`u vaksinuar. Në ditët e para qindra qytetarë janë imunizuar, kurse interesimi vijon të jetë në rritje.

MUJDIN JAKUPI- MJEK NË PUNKTIN E VAKSINMIT, ÇEGRAN

Tash me hapjen e raundit të dytë numri I pacientëve është në rritje , nga dita e parë afër 200 pacient kanë marr vaksina , interesimi është I madh. Numrin e përgjithshëm nuk e kemi por besoj se është dikund 30% e popullatës në Forinë dhe Cegran të infektuar me covid-19. Tek ambulantat mund të intevenohet vetëm në raste të lehta , të tjerat drejtohen për në Spitalin e Gostivarit apo spitale private.

Ndryshe, Tetova dhe Gostivari, pas Shkupit, janë qytetet që kanë më së shumti raste aktive me COVID-19. Në Tetovë janë mbi 1.600 raste kurse në Gostivar afro 1.400. Autoritetet e shëndetësisë kanë bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen masivisht, si mënyrë e vetme për të krijuar imunitetin kolektiv dhe për të mposhtur virusin. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia