close
Vendi

GOSTIVAR: SHKOLLAT GATI, PRITET REAGIMI I AUTORITETEVE

ditari-shkolle

Kanë ngelur edhe pak kohë që Ministria e Arsimit dhe organet kompetente të marin vendim se si do të zhvillohet viti I ri shkollor I prolonguar për një muaj. Shkollat edhe prindërit në qytetin e Gostivarit janë për mësim me prezencë fizike, por se cfar vendimi do të merret ngelet të shihet ditëve në vazhdim.

Nxënësit vendin e kanë në shkolla, prandaj edhe nga shumica prej tyre është kërkuar që mësimi të zhvillohet me prezencë fizike. Nga disa shkolla ku qëndroi ekipi I Klan M janë të përgatitur për cfarë do lloj platforme që do sillet nga ana e Ministrisë së Arsimit, ashtu edhe të veprohet

“Nëse kërkoni mendimin tim personal, atëherë unë jam për një kombinim të këndshëm, të ëmbël, të ketë mësim me prezencë sifike por edhe mësim online, sepse këto fëmijë I kemi frute të digjitalizimit apo erës së digjitalizimit, por a kemi kushte si familje për mbajtje të orës mësimore, që të mos I pengojmë familjarit tjetër, ajo është një cështje tjetër duke e ditur shoqërinë tonë si jemi”, tha Iseni.

Nga ana tjetër drejtoresha e shkollës fillore “Ismail Qemali” Gostivar do të dëshironte që mësimi të startojë me prezencë fizike, prandaj kërkesa e shkollës deri te ministria e Arsimit është e këtij lloji, por se cfar vendimi do meret I përket komisionit I cili vendos. Nese ngelet në platformët e mësimit online, ajo thotë se tani do jetë më lehtë sepse platforma me të cilën do mësojnë do jetë një dhe nuk do I kenë problemet sikurse vitin e kaluar shkollor

“Nga vetë përvoja si mësimdhënëse nuk mund të zëvendësohet prezenca fizike e nxënësit në shkollë dhe mësimit online. Online është gjithcka në rregull por fëmijët nuk I kanë të gjitha kushtet në shtëpi që të na ndjekin dhe të mund me përkushtim dhe përgjegjësi të realizohet njësia mësimore, numri I mësimdhënësve, numri I njësisë mësimore”, shpehet Useini.

MASH, për më 1 Tetor kur duhet të nis viti I ri shkollor, ka rekomanduar model të kombinuar të zhvillimit të procesit edukativo-arsimor, me prezencë fizike dhe mësim online./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia