close
Top LajmeVendi

(VIDEO)GOSTIVAR: TARAVARI PADITET PËR SHPIFJE

Screenshot_13

PADI NGA KRYETARI I DEGËS SË BDI-së, TARAVARI: URDHËRONI, E LUFTOJMË MAFINË

Gjithcka nisi me këtë postim në Facebook, të Kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

“Mafia politike në Gostivar, para disa ditēve u kapën me 100 kg mariuhanë, a kanë kredibilitet këto njerëz të flasin për shkollat?!”

Për të vazhduar me postimin tjetër.

“Me metoda anti-ligjore dhe mafioze, ajo po e kthen këtë vend në një kartel kolumbian të llojit Escobar. Vetëm para disa ditësh u kapën me 100 kg drogë një grup personash, të gjithë pjesë e afërt e nomenklaturës së BDI-së…pikërisht atyre që garuan për të drejtuar Komunën e Gostivarit. Skandaloze!”

Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim –Gostivar, Bashkim Hasani, ka paditur për shpifje kryetarin e komunës së Gostivarit, Arben Taravari, pasi ky i fundit, përmes një statusi në FB, e ndërlidhi emrin e Bashkim Hasanit, si njërin nga të dyshuarit, gjatë një aksioni policor në Gostivar kundër tregtisë së jashtëligjshme me drogë.

BASHKIM HASANI – BDI GOSTIVAR

“Sot, autorizova avokaten, Arta Ajdari Imeri, që të parashtron padi për shpifje, kundrejt kryetarit të komunës, Arben Taravari, i cili pa asnjë dëshmi apo argument, poston fotografinë në profilin e tij të facebookut dhe në të njejtën fotografi, akuzon pa asnjë argument, për gjoja përfshirjen time në një aktivitet illegal, aktivitet i cili ishte I parandaluar nga ana e policisë së shtetit, aksion ky I cili është për t`u përshëndetur”

 Por, Taravari po në Facebook, duket se nuk shqetësohet nga kjo padi.

“Një herë zbuluan drogë në veturën e vëllaut të vet dhe nuk u procesua rasti asnjëherë, mandej i kapën bashkëpartiakët e tij në aeroport të Shkupit me 1 ton amfetamina, dhe rasti me siguri ende askundi, dhe tash ia kapën bashkpuntorët më të afërt me 100 kg drogë, dhe tash mafia politike do më padise mua Urdhëroni këtu jemi, e luftojmë mafinë!”

Më 14 Dhjetor, MPB- ja kishte njoftuar se zyrtarët e policisë kanë ndërprerë një transport ndërkombëtar të drogës ku janë konfiskuar rreth 100 kilogram marijuanë me vlerë prej 300.000 eurove. Gjatë aksionit, sipas policisë, janë arrestuar katër persona – tre nga Gostivari dhe një nga Dibra. /KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia