close
Vendi

GOSTIVAR: TË MËRKURËN “Gosfest – 2015”

no thumb

Të mërkurën në Gostivar fillon manifestimi treditor kulturor Gosfest – 2015”, që synon  pritjen sa më të mirë të mërgimtarëve të kësaj ane që tashmë me të madhe po kthehen për të kaluar pushimet në vendlindje.

Përfaqësues të Komunës së Gostivarit dhe Këshillit Organizativ  kanë bërë të ditur se në këtë manifestim kulturor  tradicional, do të defilojnë emra të shquar të kulturës  dhe artit. “Gosfest – 2015” organizohet për të tretin vit radhazi.

Nafije Ziberi tha se Komuna e Gostivarit i kushton rëndësi të veçantë jetës kulturore:

Manifestim i Gostfest hapet më  29 korrik dhe në repertorin e vet ka  mbrëmje rinore, balet, vallëzim modern dhe muzikë të përzgjedhur nga DJ të mirënjohur. Do të shfaqet premiera e dramës “Striptizë“. Do të ketë edhe këngë e valle popullore në interpretim të shoqërive  kulturore-artistike “Lulet e Malësisë” dhe “Jahi Hasani”. Sivjet mysafir në Gostivar paralajmërohen të jenë edhe artistë nga Qendra Kulturore “Xhavit Haziri” e Obiliqit nga Kosova. /XH.I/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia