close
Top LajmeVendi

GOSTIVAR: VAZHDON “PËRPLASJA” E DREJTORËVE

Drejtori i gjimnazit të Gostivarit Mirsad Iseini i ka demantuar akuzat e ish-drejtorit Kamberi për keqpërdorime në këtë shkollë.

 Pas akuzave të ish-drejtorit të gjimnazit të Gostivarit se drejtori aktual është zgjedhur në mënyrë jo ligjore dhe se procesi edukativo- arsimor në këtë shkollë nuk zhvillohet si duhet, ka reaguar drejtori i gjimnazit, Mirsat Iseini.

Se ka thyer ligjin dhe se i ka shkaktuar dëme kësaj shkolle ish- drejtori Kamberi, ka akuzuar profesori i kimisë Elbash Abazi. Siç thekson ky i fundit, Kamberi disa herë i pati larguar katër profesor me vendime nga puna me preteksin se janë tepricë teknologjike.

Rikujtujtojmë se në pres konferencën e djeshme të tetë drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme të Gostivarit, akuzuan udheqësinë dhe kryetarin Taravari se në mënyrë të paligjshme udhëheqin me ato shkolla. Këto pretendime u hodhën poshtë nga vetë kreu i Gostivarit, Arben Taravari. /Lulzime Ameti/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia