close
gvothello

“11 TË XHINDOSURIT” HAP EDICIONIN E PESTË TË FESTIVALIT “OTHELLO”

Themelimi i Teatrit të Gostivarit ishte një ëndër që më në fund u bë realitet, kështu u shprehen organizatorët e Festivalit të Teatrit “Othello” në emisionin e mëngjesit “Happy Day” në Klan Maqedoni.

BERAT SALIU – AKTOR TEATRI

“Qëllimet kanë qenë të sinqerta, prej kur jemi kthyer nga studimet në Gostivar prej vitit 2002 ka qenë ëndra jonë dhe qëllimi ynë ishte që ne sot të kemi një institucion, Teatër në Gostivar dhe tani ne e kemi për fat të mirë.”

Në këtë festival do të shfaqen gjashtë trupa artistike të teatrove Ballkanike. Organozatorët thonë se festivalit I duhet buxhet, për shkak se këtë vit ishte I përgjysmuar shkaku i pandemisë.

HAJDAR HAJDARI –

“E kemi thënë edhe në edicionet e tjera, unë shpresoj që Komuna e Gostivarit të jetë si bartës I sponzorëve, shpresoj në të ardhmen sepse të gjithë teatrot në vend por edhe rehinë si në Shqipëri dhe Kosovë barën më të madhe e kanë komuna ku realizohet. Realisht Festivali nuk ëstë I joni është I Gostivarit dhe të gjithë këta t rupa që vin në Gostivar nuk vin në shtëpinë time dhe të Beratit  por duhet akomoduar.”

“11 të xhindosurit” hap të shtunën edicionin e pestë të  Festivalit “Othello” ku më pas vijojnë Teatri I Shkupit, Korçës, Manastirit, Stambollit si dhe përmbyllet me Teatrin e Podujevës me shfaqjen “Takime në burg” në regji të Ilir Bokshit./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia