close
Vendi

GOSTIVARI NË PRITJE TË BAJRAMIT

GOSTIVAR-2-Large-1024×574

Gostivari në pritje të festës së madhe të Fitër Bajramit nuk dallonte aspak nga ditët tjera të zakonshme të javës. Duket se korona-kriza ka ndikuar që atmosfera festive të jetë e zbehtë, aq më tepër kur këtij qyteti, por edhe shumë qyteteve tjera të vendit, do t`u mungojnë mërgimtarët. Fillimi I orës policore nga ora 11.00 duket se ka ngushëlluar paksa qytetarët, të cilët janë në pritje të ditëve më të mira.

Gostivari shquhet edhe për mjeshtërit më në zë të ëmbëlsirës tradicionale të Bajramit – Bakllavasë. Mjeshtri thotë se korona-kriza ka ndikuar në fuqinë blerëse të gostivarasve.

Nëse dikur bleheshin tepsi me baklava, tani për myshterinjtë mjafton blerja në copë.

Gostivarasit janë në pritje të ditëve më të mira. Gëzimin e Bajramit me mërgimtarët do ta ndajnë përmes lidhjeve telefonike e të internetit, duke shpresuar se e gjithë kjo situatë do të përfundojë për t`u kthyer sërish jeta në normalitet. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia