close
Kulture

“GRAMMY 2022” MUND TË SHTYHET

grammy

Shkak përhapja e variantit të ri Omicron


Ceremonia e ndarjes së çmimeve  “Grammy” duket se do të shtyhet për të dytin vit, për shkak të rritjes së rasteve me variantin e ri Omicron, bëjnë me dij mediat e huaja.

Edicioni i 64-të i ceremonisë “Grammy” aktualisht planifikohet të mbahet në Los Ancheles, të hënën e 31 Janarit. Billie Eilish, Doja Cat dhe Justin Bieber, janë në mesin e yjeve të muzikës që kryesojnë nominimet për vitin 2022.

Sipas revistës “Billboard”, burime të shumta kanë deklaruar se ceremonia këtë vit mund të pësojë shtyrje për ca kohë. Kjo për shkak të situatës së vazhdueshme me pandeminë. Akademia e Regjistrimit e cila gjendet prapa organizimit të kësaj ngjarjeje, ende nuk ka bërë deklaratë zyrtare rreth këtyre spekulimeve.

Lajmi për shtyrjen e ceremoninë “Grammy” vjen pasi edicioni i vitit 2021 ishte shtyrë nga 31 Janari për në 14 Mars. Komediani dhe moderatori Trevor Noah, pritet të kthehet në rolin e prezantuesit për të dytin vit radhazi.

Ky eveniment i rëndësishëm i muzikës , ka një numer relativisht të madh të të nominuarve, kjo pasi i janë shtuar edhe dy kategori të reja si, “Performanca më e mirë globale” dhe “Albumi me muzikën më të mirë urbane”. Kështu, numri total i kategorive për çmimet “Grammy” arrin në 86 gjithsej.

Këngëtaret me origjinë shqiptare dhe famë botërore, si Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha dhe Ava Max, këtë vit nuk arritën të marrin ndonjë nominim.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia