close
Bota

Gratë afgane protestojnë kundër dekretit të ri për mbulesë në publik

040e0000-0aff-0242-eef7-08da3260188e_w1023_r1_s

Dhjetëra gra dhe aktiviste për të drejtat e grave kanë protestuar kundër një urdhri që nxorën talibanët përmes së cilit bëhet e detyrueshme që gratë të mbulohen tërësisht kur dalin në publik.

Gratë marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit, Kabul, më 10 maj duke mbajtur pankarta përmes së cilave bënin thirrje për drejtësi, pavarësisht përpjekjeve të frikësimit nga operativët talebanë, të cilët i kërcënuan me dhunë.

“Ne u përballëm me sjellje të ashpër nga talibanët. Ishte e frikshme… Ata madje na thanë nëse ecim edhe një hap më përpara, ata do të na qëllojnë 30 plumba”, tha një grua në një video të publikuar nga grupi, i quajtur “Lëvizja e fuqishme e grave”.

Fotografi nga protesta e grave në Kabul.
Fotografi nga protesta e grave në Kabul.

Sipas dekretit, mosrespektimi do të rezultojë me pasoja për babanë ose të afërmin tjetër të gjinisë mashkullore, i cili do të qortohet, burgoset apo pushohet nga puna.

Vendimi i udhëheqësve talibanë nxiti menjëherë kritika nga shumë afganë si dhe të komunitetit ndërkombëtar mes një proteste mbi cungimin e të drejtave të njeriut në vend, veçanërisht për femrat.

“Sipas dekretit të fundit drakonian, gratë afgane urdhërohen të ndjekin mbulesën e plotë dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme. Kjo shkel të drejtat themelore njerëzore të grave për të zgjedhur çfarë të veshin dhe të lëvizin lirshëm”, tha departamenti i Amnesty International në Azinë Jugore përmes një postimi në Tëitter, një ditë pasi u njoftuan masat.

“Pavarësisht premtimeve të vazhdueshme të autoriteteve de-fakto talibane se ata respektojnë të drejtat e grave dhe vajzave, miliona gra dhe vajza janë të ekspozuara ndaj diskriminimit sistematik të bazuar në gjini” shtoi Amnesty International./REL

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia