close
RajoniTë ndryshme

GRATË E EPP: BASHA KA MERCENARË TË ARMATOSUR NË SELI

epp-european-peoples-party-logo-8FC4858146-seeklogo.com

KËRKON T’I PËRDORË KUNDËR ANËTARËVE TË PD


 

Gratë e EPP për Bashën

Partitë Popullore Europiane, grupimi më i madh i partive politike të së djathtës në Europë, kanë reaguar ashpër për situatën e krijuar në Partinë Demokratike, me vendosjen e dyerve dhe dritareve te blinduara ne katin e parë të Selisë dhe ndaj zërave se Lulzim Basha ka mbledhur njerëz të armatosur në seli.  Reagimi ka ardhur nga Forumi i Grave të Partive Popullore Europiane.

 

 

Blindimi i selisë së Partisë Demokratike ka sjellë reagimin e parë dhe të ashpër të Partive Popullore Europiane, grupimit më të madh të partive politike të së djathës në Europë.

 

Ky është reagimi  i parë i fortë nga ndërkombëtarët për Lulzim Bashën, që pas bllokimit të selisë për demokratët.

 

Në një postim në tëitter, Forumi i Grave të Partive Popullore Europiane, shkruan se Lulzim Basha duhet te ndaloje dhe të sillet si demokrat dhe të respektojë vullnetin e anëtarëve!

 

“Në Zyrën e Partisë Demokratike në Shqipëri

Basha ka vendosur dyer dhe dritare të blinduara, ka thirrur mercenarë të armatosur për t’i perdorur kundër anëtarëve të PD-së. Ai duhet të ndalojë, të sillet si demokrat dhe të respektojë vullnetin e anëtarëve! Shqipëria meriton një opozitë të besueshme”.

 

Reagimi i Grave të Partive Popullore Europiane, është shoqëruar me foton e dyerve të blinduara, e cila po bën xhiron në internet, ku duket dera kryesore e selisë blu, e përforcuar me shufra hekuri. I blinduar duket dhe ashensori.

 

Më herët, zëdhënësja e Foltores, Floriana Garo publikoi një foto të disa personave te maskuar, qe sipas saj janë brenda selisë së Partisë, çka u bë shkak edhe për shqetësimin e shprehur nga forumi i grave të Partive Popullore Europiane. 

 

Në ambientet e jashtme, janë shtuar kamerat e sigurisë, ndërkohë edhe Lulzim Basha nuk hyn në seli nga dera kryesore, por nga një tjetër derë alternative./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia