close
Rajoni

GRENELL: BIDEN PËRBUZ KOSOVËN DHE SERBINË

gre

KURTI NUK KA FTESË PËR NË SAMITIN E DEMOKRACISË

Faktin që Kosova nuk do të jetë e përfaqësuar në mesin e 100 shteteve të ftuara nga Shtëpia e Bardhë, për Samitin e Demokracisë ka sjellë reagimin e ashper te Richard Grenell i dërguari i posacem i ish presidentit Trump per dialogin Prishtine-Beograd.

Grenell shkruan se presidenti Biden po dëshmon se e përbuz Kosovën dhe Serbinë dhe po e përdor atë rajon për të luajtur politikë. Sipas tij ish-presidenti Trump kujdesej për Ballkanin Perendimor, duke injoruar politikën personale dhe duke e nxitur zhvillim ekonomik te shteteve duke u kujdur thellësisht për permiresimin e jetes se njerëzve.

Grenell thekson se Trump hodhi poshtë lojërat e politikanëve të 20 viteve të fundit dhe në vend të kësaj nxiti krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik. Punë jo politikë ka përfunduar shkrimin në tëitter Grenell.

Ish negociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita tahiri, ka shkruar në llogarinë e saj në Facebook, se fakti qe Shtëpia e Bardhë nuk e ftoi Kosovën në Samitin e Demokracisë të organizuar nga Presidenti Amerikan Joe Biden është një mesazh që duhet të lexohet me kujdes./KlanNews/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia