close
Rajoni

GRENELL NË KOSOVË, TAKON PRESIDENTIN DHE LIDERË PARTIAKË

Screenshot_1

Përfaqësuesi Special i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori, Richard Grenell po qëndron sot në Kosovë. Siç njofton korespodentja e Tv Klan nga Prishtina Blerta Dalloshi-Berisha, Grenell fillimisht është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaci ndërsa pas takimit në ambasadën amerikane ka zhvilluar një takim me liderë të partive politike në Kosovë.

Menjëherë pas emërimit i dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump, për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka qëndruar në Kosovë.

Ai ka takuar presidentin Hashim Thaçi me të cilin ka diskutuar për vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd.

Grenell po zhvillon takime të ndara edhe me liderët tjerë partiakë në objektin e ambasadës amerikane në Prishtinë.

Mësohet se nga Lidhja Demokratike e Kosovës në takim pos kryetarit të partisë ishte edhe kandidatja për kryeministre në zgjedhjet e 6 tetorit Vjosa Osmani.

Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, është emëruar nga presidenti, Donald Trump si i dërguar i administratës amerikane për dialogun Kosovë-Serbi

Ky vendim është vlerësuar si befasues, pasi Departamenti amerikan i Shtetit, në fund të gushtit, ka emëruar diplomatin Mattheë Palmer të dërguar të posaçëm për Ballkanin, i cili është thënë se, mes tjerash, do të merret edhe me dialogun. /Blerta Daloshi-Berisha, Prishtinë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia