close
Rajoni

GRENELL VIZITË PRISHTINËS E BEOGRADIT

I dërguari i SHBA-së për bisedimet Prishtinë Beograd, Richard Grenell, të enjten do të vizitojë Kosovën për të vazhduar një ditë më pas vizitën në Beograd.

Disa ditë pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për linjën speciale të fluturimeve Prishtinë Beograd, i dërguari i SHBA-së për dialogun i cili edhe pati meritat kryesore për këtë marrëveshje do të qëndrojë në këto dy shtete. Vizita e Grenellit në Kosovë po shihet në dy dimensione.

‘Presioni për të formuar sa më shpejtë qeverinë e Kosovës si dhe aktivizimin e qeverisë së re në negociatat zyrtare Prishtinë Beograd.’ –tha Bekim Kabashi, analist.

Megjithatë nënshkrimi i kësaj marrëveshje për Kabashin nënkupton se ka pasur dialog të fshehtë nga institucionet e të dyja shteteve.

Edhe  sot ka vazhduar presioni i ndërkombëtarëve për arritjen sa më të shpejtë të një marrëveshjeje LVV-LDK.

‘Ne vetëm po vizitojmë partitë politike, nuk ka ndonjë lajm prej nesh. Natyrisht që duam të shohim qeverinë e re të formuar.’ –shprehet Natalia Apostolova, shefe e BE-së në Kosovë.

Derisa LDK i ka dhënë afat LVV-së për arritjen e një marrëveshjeje ose jo deri në fund të javës.

Në rast të dështimit të krijimit të qeverisë nga Kurti, analisti Kabashi si alternativë tjerër e sheh koalicionin LDK-AAK-Nisma dhe minoritetet.

‘Në këtë rast do të mund të kishim një kombinim tjetër LDK-AAK-Nisma minoritetet serbe dhe joserbe. Ose edhe varinati i një qeverie pak më të gjërë teknike duke përfshirë edhe PDK-në e duke përjashtuar VV-në meqë nuk ka shprehur dëshirë.’ – vlerëson Bekim Kabashi, analist

Kosova edhe pas më shumë se tre muaj pas zgjedhjeve nuk ka arritur të formojë qeverinë e re. Tashmë partisë fituese LVV-së i kanë mbetur edhe 13 ditë deri përpjekje për të gjetur alternative për formimin e qeverisë. /Blerta Dalloshi-Berisha, Prishtinë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia