close
Rajoni

GREQI: PEZULLOHEN PUNONJËS TË PAVAKSINUAR TË SHËNDETËSISË

w_56651700-800×450

PUSHIMI PA PAGESË DO TË PËRFSHIJË RRETH 10.000 PUNONJËS


Në Greqi sot ka filluar pezullimi i mijëra të punësuarve në sektorin e shëndetësisë të cilët nuk janë vaksinuar kundër Covid-19 deri në afatin e fundit të caktuar nga Qeveria. Sipas informacioneve të para, deri dje pasdite, njoftimI për pezullim nga puna u është dhënë 5.895 punonjësve të pavaksinuar shëndetësorë.

Ata që janë njoftuar për pezullimin sot nuk kanë mundur të shkojnë në punë dhe kanë qenë të përjashtuar nga orari i punës.

Ministria e Shëndetësisë vlerëson se vendimi për pushim pa pagesë do të prekë rreth 10 mijë të punësuar në spitalet shtetërore, infermiere dhe organe të tjera të sektorit të shëndetësisë. Numri i saktë për momentin nuk dihet sepse shumë njerëz kanë kërkuar të vasksinohen dje.

Gjykata më e lartë administrative në Greqi dje e refuzoi kërkesën për shfuqizim të vendimit të Qeverisë, që u dorëzua nga një grup i punonjësve shëndetësorë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia