close
Rajoni

GREQI: SAKELAROPULU – GRUAJA E PARË PRESIDENTE

Katerina Sakellaropoulou do të jetë presidentja e re e Greqisë. Zgjedhja e saj nga Parlamenti me 261 vota pro u cilësua si historike pasi për herë të parë postin e kreut të shtetit e mori një femër.

 Ekaterina Sakellaropullu paradite në parlamentin grek është zgjedhur Presidentja e re e Greqisë, që në këtë funksion e trashëgon presidentin e deritashëm Prokopis Pavllopulos të cilit i skadon mandati në mars, kurse Presidentja e re funksionin do ta marrë më 13 mars.

63-vjeçarja Sakellaropullu, që paraprakisht ushtronte funksionin Kryetare e Gjykatës Supreme Administrative është lindur në Selanik kurse ka studiuar drejtësi në Athinë. Ajo është gruaja e parë në pozitën më të lartë në Greqi dhe njëkohësisht presidentja e parë që nuk është zgjedhur nga radhët e politikanëve.

Sakellaropullu në votimin e sotëm mori 261 vota nga gjithsejt 300 deputetët. Ajo ishte përkrahur nga anëtarët e partisë në pushtet Demokracia e Re, partia më e madhe opozitare Siriza dhe dhe lëvizja opozitare për ndryshime. /Klan Macedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia