close
Top LajmeVendi

Greva në arsim: Kaos në Çerdhe dhe Shkolla (VIDEO)

6607187_04114128_orban_vucic (3)

FËMIJË TË GRUPMOSHAVE TË NDRYSHME GRUMBULLUAR ME NJË PARLALELE

Fëmijë të grupmoshave të ndryshme të grumbulluar me një klasë. Kështu ishte në çerdhen “Mladost” në Tetovë. E kjo ka mllefosur prindërit të cilët erdhën më herët për t’i marrë fëmijët e tyre.

“Mora informacion se të gjithë fëmijët janë të një paralele. Më thanë që kanë ngrënë, por shpresoj se do të zgjidhet sa më shpejtë dhe të kthehet gjithçka në normalitet.

Ndërsa edukatorja e cila është ne grevë përgënjeshtron, duke thënë që nxënësit janë të ndarë në paralele.

ELIZABETA JOVANOVSKA – SINDIKATA

“Fëmijët janë nën kujdesje të personave me konstrat të zëvendësimit të angazhuar nga komuna. Nuk është e vërtetë, fëmijët janë të ndarë në disa paralele sipas grupmoshave. 

Ndërsa kështu ishte në shkollat e mesme dhe fillore. Në vend se të ulen në bankat shkollore, nxënësit e shkollave endeshin në oborret e shkollave.

Shumica e nxënësve u kthyen në shtëpi. Ndërsa mësimdhënësit në zyra të posaçme bojkotonin mësimin.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri tha se një pjesë e shkollave janë kyçur në grevë, ndërkaq një pjesë tjetër vazhdon procesin e mësimit.

JETON SHAQIRI MINISTËR I ARSIMIT

“Patjetër se orët e humbura do të zëvendësohen dhe do të shifet mënyra se si pasi që në këtë shkollë janë të përfshirë vetëm 15% të mësimdhësve. Do te jemi në komunikim pasi të përfundojë greva do të flasim me të gjithë drejtorët të cilët e dijnë se në cilën lëndë nxënësit kanë humbur dhe ti zëvendësojnë mësimin.

Kreu i SASHK-ut, Jakim Nedellkov tha se sot është dita për luftë sindikale për realizimin e të drejtave sociale, për veten, familjen, punën, nxënësit dhe prindërit por edhe shoqërinë. /KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia