close
Top LajmeVendi

Greva në arsim: Mësimdhënësit unik në kërkesat e tyre(Video)

Screenshot_7

“GREVA, THIKË ME DY TEHA”

Vazhdon gjendja e jashtëzakonshme në arsim, në ditën e dytë të protestave të mësimdhënësve në nivel vendi, në shkollën e mesme Arsen Jovkov, në Shkup, mësimdhënësit janë bashkuar në qëndrimet e tyre për kushte më të mira të punës, rritjen e rrogës, përkundër përkatësive të tyre partiake.

Klasa të boshatisura…shkolla pa zhurmën e zakonshme të nxënësve. Nëpër koridore, në ditën e dytë të grevës, vetëm mësimdhënësit dhe drejtuesit e shkollave. Kështu ishte atmosfera në Shkollën e Mesme të Ekonomisë “Arseni Jovkov” në Shkup të cilën e vizitoi ekipi i tv Klan M.

Pavarësisht bindjeve partiake, mësimdhënësit duken unik në kërkesat e tyre për paga të dinjitetshme.

HALIT LITA ZV. DREJTOR I SHKOLLËS ARSENI JOVKOV

Duke marrë parasysh që nga viti 2012 kur arsimi I mesëm u bë I detyrueshëm është pak jo fer ndaj jo mësimdhënlësve protesta është në kohë të duhur dhe vend të duhur duke mar parasysh se ministri i finanmcave bën ribalansin e buxhetit kështë që do të duhet të parashikohen edhe mjete për këto rritje.

Izolimi nga pandemia, mësimi online tani edhe greva po i largon fëmijët nga shkollat. Janë të vetëdijshëm për këto sakrifica dhe thonë se do të zgjasë shumë pak, por më të rëndësishme janë nsimat për arsim cilësor.

FARUK AVDIU – MËSIMDHËNËS

 Ekziston ligji aktual në të cilin mund të zëvendësohen mësimdhënësit dhe në qoftë se ka ka mundësi nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës të na  zëvendësojnë le të na zëvendësojmë na presim nuk është problem

Edhe Muhamed Krasniqi, mësimdhënës në këtë shkollë, thotë se të bashkuar do të arrijnë një marrëveshje kolektive

MUHAMED KRASNIQI MËSIMDHËNËS 

Kjo grevëe vjen si rezultat I pakenaqësisë së mësimdhënësve, të cilët ndjehen të nënqmuar me pagat të cilat janë në realizim e sipër, kërkesa është e qartë sa më shpejt të plotësohen kërkesat e puntorëve do të jetë edhe në interes të nxënësve që ato të mos humbin..

Sa I përket humbjes së orëve për nxënësit, mësimdhënësit me keqardhje dhe thonë se kjo situatë është thikë me dy teha, por që greva ishte mënyra e vetme për ta ngritur zërin./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia