close
Top LajmeVendi

Greva në arsim: Përplasje mes pushtetit dhe opozitës

lsdm-vmro-960×457-1

KOVAÇEVSKI: DO TË BËJMË PËRPJEKJE PËR TË GJETUR ZGJIDHJE

VMRO-DPMNE: QEVERIA DUHET TË PLOTËSOJ KËRKESAT E TYRE

Lidhur me grevën e paralajmëruar në arsim kanë reaguar nga pushteti dhe opozita. Kryeministri Kovaçevski thotë se duhet të gjendet një zgjidhje që mos dëmtohet buxheti i shtetit, për Vmro Dpmne arsyetimet e qeverisë nuk janë të pranueshme, pasi sipas kësaj partie ka para në buxhet por ato keqpërdorën nga qeveria.

“Nxënësit duhet të jenë në shkollat aty ku e kanë vendin. Pas një mungese të gjatë pandemike nga bankat, ky është edhe një detyrim moral ndaj detyrave tuaja profesionale si mësues dhe pedagogë. Kjo është më e nevojshme për të mbështetur studentët tuaj në një pjesë shumë të rëndësishme të jetës së tyre. E drejta për grevë është një e drejtë e garantuar dhe unë e respektoj plotësisht atë.”

Qeveria do të mbetet e përkushtuar për gjetjen e zgjidhjeve për të gjitha çështjet e ngritura nga sindikatat, keshtu u shpreh kryeministri Dimitar Kovaçevski në një intervistë për MIA-n në Forumin e Delfit në Gregji.

Sindikatat kërkojnë rritje më të madhe të pagave. Ne normal se jemi në bisedime me ta, të gjithë vendimet e deritanishme janë marrë me dialog social me sindikatat. Megjithatë, duhet të kemi parasyshë të gjitha aspektet ekonomike, ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me Bankën Popullore, për shkak se nuk mund të lejojmë që disa masa që do të ndërmerren nga politika fiskale të ndikojnë negativisht në politikën monetare dhe të rrisin inflacionin.

Partia opozitare Vmro Dpmne mbështet grevën në arsim. Sipas kësaj partie sindikatat kanë të drejtë greve dhe mësuesit kanë të drejtën e rritjes së pages në përputhje me Kontratën Kolektive. Sipas VMRO-DPMNE qeveria në vend që tju bëj presion duhet ti plotësoj kërkesat e tyre.

Qeveria në vend që t’i kërcënojë dhe t’u bëjë presion, duhet të bëjë përpjekje për të përmbushur kërkesat e tyre, për të përmbushur atë që pason dhe për të përmbushur atë që qeveria ka pranuar me marrëveshjet kolektive. VMRO-DPMNE mbështet punëtorët në arsim në kërkesën e tyre dhe në grevën e tyre. VMRO-DPMNE konsideron se kërkesat e tyre janë të justifikuara.

Për VMRO-DPMNE nuk janë të pranueshme arsyetimet e Qeverisë se nuk ka mjete në buxhet. Sipas kësaj partie fondet janë në dispozicion, por ato shpenzohen automjete të reja, mobilje, dreka të shtrenjta dhe marrëveshje të dyshimta të zyrtarëve qeveritarë.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia