close
Top LajmeVendi

Greva në burgun e Shutkës, disa prej të burgosurve ndërprejnë bojkotin (FOTO)

eregegere

U bënë tre ditë që kur të burgosurit e Grupit të Kumanovës janë në grevë. Ndërsa prej sot refuzojnë edhe të kontrollohen nga mjekët. E për grevën drjetori për Zbatimin e Sanksioneve Marjan Spasovski është informuar sot. Premtoi se personalisht do të shkojë t’i vizitojë të burgosurit dhe do t’i degjojë kërkesat e tyre.

Por sot pas kronikës së televizionit Klan Maqedoni se të burgosurit e lagjes së Trimave në Kumanovë kanë hyrë në grevë urie, në redaksinë tonë ka arritur një dokument ku shihet se tre të burgosur kanë ndërprerë bojkotin, kurse pesë të tjerë vazhdojnë grevën e urisë. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia