close
Top LajmeVendi

GRIPI SEZONAL: NË RRITJE NUMRI I PACIENTËVE

Mjekët thirrje për kujdes


Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Shëndetit Publik, gjatë javës së kaluar janë regjistruar 3614 raste të të prekuyrve nga gripi. Sic njoftohet javën e kaluar 17 pacientë janë hospitalizuar në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve, dy prej të cilëve me bronhopneumoni dhe të tjerë për shkak të komplikimeve nga gripi. Ndryshe mes të prekurve paraqiten nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, kurse krahas shkollave janë zbrazur edhe cerdhet e fëmijëve.

Sipas mjekut Bekim Ismaili, edhe në Tetovë është rritur dukshëm numri i pacientëve me simptomat e gripit sezonal dhe poashtu edhe të pacientëve që vuajnë nga komplikime më të rënda.

‘Mbi 30-40% është rritur numri i atyre pacientëve të cilët vijnë ankohen me lodhje, plogështi, temperaturë, me probleme me përcjellje të ushqimit dhe gëlltitje të ujit, me një gjendje të rëndë të përgjithshme, e cila tek një numër më i madh i pacientëve fatmirësisht kalon më shpejtë, me marrjen e antipiretikëve, lëngjeve, marrjen e vitaminave, mirëpo kemi edhe pacientë të cilëve u është komplikuar gjendja.’ – tha Bekim Ismaili, mjek.

Mjeku Ismaili apelon që në vazhdimësi pacientët të tregojnë kujdes nga virusi sezonal dhe gripi, të mos qëndrohet në ambiente të mbyllura dhe ku ka të sëmurë me grip dhe të tregojnë kujdes me regjimin ushqimor.

‘Kur të fillojnë shenjat e para menjëherë të marrin antipiretik dhe të kenë kujdes nëse duhet të largohen edhe nga shkolla edhe nga vendi i punës. Sigurisht duhet të konsumojnë lëngje, të konsumojnë pemë dhe perime të cilat i kemi, mos konsumojnë ushqime të rënda,  të marrin sa më tepër vitamina.’ –deklaroi Bekim Ismaili, mjek.

Ndryshe, vetëm këtyre ditëve janë regjistruar mbi 3600 të prekur nga gripi, ndërsa numri i përgjithshëm është 10.700 persona. Ditë më parë u regjistrua edhe viktima e parë e gripit sezonal ku një 14 vjeçare humbi jetën ndërkohë që tre fëmijë prej 17 pacienëve në total në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup janë në gjendje serioze si rezultat i komplikimeve nga gripi seoznal. Autoritetet shëndetësore thonë se për momentin nuk ka nevojë për mbyllje të shkollave, si masë për të parandaluar përhapjen e gripit. /Blerona Jakupi/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia