Gruaja me hixhab diskriminohet në Francë

Një dokument i OKB-së tregon se një myslimane kërkoi të punonte në një shkollë por institucioni e largoi

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Një komitet i Kombeve të Bashkuara vendosi se Franca diskriminoi një grua myslimane, e cila u pengua të ndiqte trajnimin profesional në një shkollë publike, ndërsa mbante hixhab.

Në vitin 2010, Naima Mezhoud, tani 45 vjeçe, duhej të trajnohej si asistente menaxheriale në një kurs të mbajtur në një shkollë të mesme shtetërore. Drejtori i shkollës së mesme në periferi të Parisit, kishte refuzuar që ta linte të hynte në shkollë për shkak të veshjes me simbole fetare në institucionet publike të arsimit.

Komiteti arrin në përfundimin se refuzimi për të lejuar Naima Mezhoud të marrë pjesë në trajnim ndërsa mban shaminë e saj përbën një akt diskriminimi me bazë gjinore dhe fetare. Sipas OKB-së në këtë mënyrë Franca ka shkelur një traktat ndërkombëtar të të drejtave të njeriut.

Gjashtë vjet më parë, në vitin 2004, Franca ndaloi mbajtjen e hixhabit dhe simboleve të tjera fetare në shkollat ​​shtetërore. Pasojat e OKB-së mbeten të paqarta. Ekspertët për ligjin janë shprehur se Franca do vijojë që të zbatojë ligjet e saj në lidhje me simbolet fetare pasi sipas qeverisë shkollat janë laike.

Franca është shtëpia e një prej pakicave më të mëdha myslimane në Europë. Për vite me radhë, vendi ka zbatuar ligje të forta për të mbrojtur formën e tij strikte të laicizmit, për të cilin Presidenti Emmanuel Macron ka thënë se është nën kërcënim nga islamizmi. Disa shoqata myslimane dhe grupe të të drejtave të njeriut pretendojnë se ato ligje i kanë shënjestruar myslimanët dhe i kanë hequr mbrojtjen demokratike dhe i kanë lënë ata të cenueshëm ndaj abuzimit.

Pasi humbi të drejtën për të punuar në atë shkollë Naima Mezhoud iu drejtua Komitetit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut pasi humbi një sërë apelimesh në gjykatat franceze. Avokati i Mezhoudit, ka bërë të ditur se vendimi tregonte se institucionet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut janë kritike ndaj politikave të Francës në lidhje me Islamin.

Në teori, pas vendimit të komitetit të OKB-së, Franca ka tani gjashtë muaj për të kompensuar financiarisht Mezhoud dhe për të ofruar mundësinë për të ndjekur kursin profesional nëse ajo ende dëshiron.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share