close
Top LajmeVendi

GRUBI: ASISTENCË NDËRKOMBËTARE PËR ZBARDHJEN E TRAGJEDISË

chrome_LSrvZvNCZ6

ZV/KRYEMINISTRI FLET DHE PËR PËRGJEGJËSINË QË DUHET TË PASOJË


Zv/Kryeministri i Parë, Artan Grubi, ka qëndruar sot në mjediset e Spitalit të Tetovës, i shoqëruar nga disa anëtarë të Qeverisëm nga radhët e BDI-së dhe në një prononcim ekskluziv për Studion e Hapur të Tv Klan M, ka folur për vendimet e mbledhjes së jashtëzakonshme të Qeverisë si dhe për përpjekjet që bëhen për zbardhjen sa më parë të kësaj tragjedie.

“Mbrëmë edhe vetë prokurori i përgjithshëm bashkë me katër prokurorë të tjerë erdhi në Tetovë dhe kishim takim të përbashkët ku edhe u dakorduam që hetimet të bëhen në mënyrë agresive, sa më të shpejtë dhe sa më të thuktë dhe sa më thellë në mënyrë që të zbardhet e vërteta e plotë para opinionit të të gjithë vendit tonë, por edhe opinionit ndërkombëtarë. Shofim që kemi solidarizim nga të gjitha vendet e rajonit, kemi solidarizim edhe nga vendet anëtare të NATO-s dhe BE-së dhe një nga vendimet e sotme të Qeverisë është që të kërkojmë ndihmë nga autoritetet amerikane, nga autoritetet e NATO-s, nga autoritet e vendeve të rajonit për të bërë një hetim të duhur dhe për të zbardhur të vërtetën se pse dhe si ndodhi kjo tragjedi kaq e rëndë.

MSH-ja informoi në mbledhjen e Qeverisë së sotme, por ka lëshuar edhe një komunikatë për mediat ku ka shpjeguar që Qendra Modulare e Spitalit të Tetovës ka qenë e ndërtuar me të gjitha standardet, por nuk dua të prejudikojë t’ia lëmë këtë punë hetuesve, prokurorisë si dhe ndihmës ndërkombëtare të cilën tashmë e kemi ftuar si Qeveri dhe të nxjerrin në shesh të gjitha elementet të cilat sollën deri te kjo tragjedi e rëndë” – ka deklaruar Grubi. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia