close
Vendi

Grubi: Depozitat e thëngjillit në REK “Osllomej” i zëvendësuam me panele fotovoltaike

277802663_525041208985402_3296125153470103852_n

Zëvendëskryeministri i parë Grubi, sot ka marrë pjesë në lëshimin e përdorimit zyrtar të termocentralit të ri fotovoltaik në Kërçovë. Të pranishëm ishin kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kryeministri Kovaçevski, ministri Bekteshi dhe kryetari i Kërçovës, Fatmir Dehari.

Depozitat e thëngjillit në REK “Osllomej” në Kërçovë do ti takojnë së kaluarës dhe zëvendësohen me panele fotovoltaike.

Bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, kryeministrin Kovaçevski, ministrin e ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe kryetarin e komunës së Kërçovës Fatmir Dehari lëshuam në përdorim zyrtar termocentralin e ri fotovoltaik, projektin më të madh energjetik të realizuar në vend me kapacitet të prodhimit të energjisë së ripërtrishme elektrike prej 10 megavat.

Mbetemi të fokusuar në realizimin e tranzicionit energjetik konform parimeve të agjendës sonë të blertë për mbrojtje të ambientit jetësor dhe cilësisë së jetës.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia