close
Vendi

GRUBI DHE KJUÇUK VIZITUAN SH.F “ISMAILI QEMALI”

KYU

PESË NXËNËS TË KËSAJ SHKOLLE VIKTIMA TË AKSIDENTIT TRAGJIK

Zv/Kryeministri I Parë, Artan Grubi, së bashku me Raportuesin për RMV-në në Parlamentin Evropian, Ilhan Kjuçuk, I cili vjen nga Bullgaria, kanë vizituar Shkollën Fillore “Ismail Qemali” në Çair të Shkupit, ku kanë mësuar pesë nxënësit që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari.

ARTAN GRUBI – ZV/KRYEMINISTËR I PARË

“Dua të shpreh falenderim të madh nga të gjithë ne, ndaj shtetit fqinj Bullgarisë për profesionalizmin e treguar në këtë rast dhe të gjithë personelit shëndetësor e institucioneve në menaxhimin e kësaj situate dhe uroj të takohemi vetëm për gjëra të mira në të ardhmen”,

Grubi tha se ka qenë dëshira e Eurodeputetit Kjuçuk që të vijë e të vizitojë këtë shkollë për të nderuar viktimat – nxënësit e kësaj shkolle.  Ai është takuar me drejtorinë e kësaj shkolle por edhe me kuadrin mësimdhënës, të cilët ende janë të tronditur nga aksidenti tragjik që mori 45 viktima në mesin e tyre edhe pesë nxënës të kësaj shkolle.

ILHAN KJUÇUK – EURODEPUTET

“Është një moment shumë I dhimbshëm jo vetëm për familjet e viktimave por për gjithë RMV-në dhe Bullgarinë. Fjalët janë të tepërta shprehim ngushëllimet tona për familjarët dhe të afërmit e viktimave”

Zv/Kryeministri Grubi dhe Eurodeputeti Kyuchyuk, kanë vendosur lule në bankat e shkollës ku mësonin pesë nxënësit që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari./KlanMacedonia/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia