close
Vendi

GRUBI – FETAHU: ORIENTIMI PRO-PERËNDIMOR I GARANTUAR

07E71E73-4B60-49A3-94D0-99ED525ED9B9

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi sot ka takuar ushtruesin e detyrës kryetar i Bashkësisë Fetare Islame, z.Shaqir Fetahu.

Gjatë këtij takimi, sic thuhet në një komunikatë nga Kabineti I Zv/Kryeministrit të Parë,  Grubi i ka thënë Fetahut se Qeveria në vazhdimësi bën përpjekje për kultivimin e harmonisë ndër-fetare në Maqedoni të Veriut dhe që Qeveria me vëmendje trajton dhe do të vazhdojë t’i trajtojë çështjet të cilat janë me rëndësi për Bashkësinë Fetare Islame dhe për bashkësitë e tjera fetare në vend.

Nga ana e tij, vijon komunikata,  u.d kryetar i Bashkësisë fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut z.Shaqir Fetahu i ka thënë zëvendëskryeministrit të parë, z.Artan Grubi se pjesëtarët e Islamit bashkëjetojnë në një harmoni të dalluar me pjesëtarët e besimeve të tjera, duke i dhënë kështu vendit ngjyrën e një shteti tolerant dhe të përkushtuar në zhvillimin social, ekonomik, etj.

Bashkëbiseduesit gjithashtu kanë këmbyer mendime lidhur me orientimin pro-perëndimor të vendit dhe thellimin e bashkëpunimit të Qeverisë me Bashkësinë Fetare Islame bashkë edhe me përcaktimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në krijimin e një shoqërie të barabartë për të gjithë – thuhet në komunikatën nga Kabineti I Zv/Kryeministrit të Parë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia