close
Vendi

GRUBI INSPEKTON VENDOSJEN E TABELAVE NË TRE GJUHË”

937B9051-C466-4526-904A-66A026831B82

“DO TË PËRKRAHIM NDRYSHIMET NË LIGJIN PËR LETËRNJOFTIMET” 


Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi doli në teren për të inspektuar se si po ecën zëvendësimi i tabelave në autostradën Shkup-Tetovë, ku duhet të vendosen tabela sinjalizuese që do të jenë edhe në gjuhën shqipe.

ARTAN GRUBI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR I PARË

Po marrim pjesë në inspektimin e punimeve që po i zbaton ndërmarrja “Makedonija Pat” me financim të “Rrugëve të Maqedonisë” për zbatimit për ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe ndryshimin i sinjalistikës në gjithë korridorin 8 me respektim të plotë të gjuhës shqipe.

Ky detyrim del nga Ligji për përdorimin e gjuhëve, e Grubi është i kënaqur me zbatimin e ligjit deri më tani, por thotë se mundet edhe më mirë.
Sipas ligjit edhe uniformat e policës dhe zjarrfikësve duhet të jenë edhe në shqip, por çdo herë që është pyetur ministri aktual se kur do të bëhen, ai e ka evituar përgjigjen.
Grubi shtoi se partia e tij do ti përkrah edhe ndryshimet që pritet të bëhen në ligjin për letërnjoftimet dhe në dokumentet për udhëtim, ku në kërkesë të Lëvizjes Besa, do të figurojë edhe përkatësia etnike. 

ARTAN GRUBI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR I PARË

Ne do ta përkrahim në Kuvend dhe do ta votojmë.

Kjo sipas Grubit mund ti parandalojë edhe keqpërdorimet me deklarimin e përkatësisë etnike me qëllim që të shfrytëzohet diskriminimi pozitiv nga ana e institucioneve në konkurset për punësim. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia