close
Top LajmeVendi

GRUBI: NË KËTË PERIUDHË ZAEVI DUHET TË MBETET KRYEMINISTËR

gr

KYÇYK: NACIONALIZMI NUK MUND TË JETË FORCË LËVIZËSE NË SHEKULLIN 21

Një nacionalizëm ngre një tjetër, thotë eurodeputeti bullgar Ilhan Kyçyk, raportues për Maqedoninë e Veriut, në përpjekje për t’u bërë thirrje të gjitha fuqive në rajon t’i tejkalojnë kontestet e ndërsjella dhe t’i afrohen BE-së dhe NATO-s. Janë të nevojshme Qeveri stabile në Shkup dhe në Sofje dhe dëshirë që të kthehen në tryezën negociuese, shtoi ai, i pyetur për  zhbllokimin e mundshëm të negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut në Bruksel.

BDI-ja, e respekton procesin e zgjedhjes së liderit të ri të LSDM-së, pas dorëheqjes së konfirmuar të Zoran Zaevit, por pret që Zaevi të mbetet në krye të kabinetit qeveritar që të rrumbullakësohen proceset e nisura e që janë të rëndësishme për vendin, tha Artan Grubi. Ai theksoi se shumica qeveritare numëron 61 deputetë dhe është stabile, duke mos dhënë më shumë detaje rreth kyçjes së Alternativës në Qeveri.

ARTAN GRUBI, ZV/KRYEMINISTËR

“Konsiderojmë se Zoran Zaev është i domosdoshëm në krye të Qeverisë në këtë periudhë tranzicioni që të zgjidhen këto çështje, posaçërisht në raport me zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, marrja e datës për fillim të negociatave, por gjithashtu edhe për zgjidhje të krizës energjetike dhe shëndetësore, por edhe për të nisur projekte të mëdha që janë të rëndësishme për ne, si dhe korridori 8, që presim ta rrumbullakësojmë me sukses dhe të fillojë me punë gjatë vitit të ardhshëm.”

Eurodeputeti bullgar Ilhan Kyçyk, tha se të gjitha fuqitë që dëshirojnë që Ballkani t’i afrohet NATO-s dhe BE-së punojnë që kjo të ndodhë sa më shpejt. Kontestet si ai midis Shkupit dhe Sofjes, në mes Serbisë dhe Kosovës, ose ai i Republika Sërpska me pjesën e mbetur të Bosnjës dhe Hercegovinës, rajonin nuk e bëjnë të fortë.

ILHAN KYÇYK, EURODEPUTET, BULLGARI

“Nuk ka nevojë që një nacionalizëm të ngre nacionalizëm tjetër. Kur ka nacionalizëm nga ana e Shkupit, i njëjti nacionalizëm ngrihet edhe në Sofje, nacionalizmi nuk është argument, nuk mund të jetë forcë lëvizëse në shekullin 21. Vetëm respektimi të drejtave dhe lirive të njeriut, duke përfshirë edhe të drejtat e pakicave dhe pjesëmarrjen në një proces demokratik të barabartë mund të garantojnë shkallë më të lartë të marrëdhënieve të mira fqinjësore.”

Lidhur me shumicën parlamentare, Grubi tha se është stabile dhe se janë të mirëseardhur të gjithë që dëshirojnë një Maqedoni të Veriut euroatlantike. Ai shtoi se shumica parlamentare do të stabilizohet dhe do të jetë më e madhe sa që është aktualisht dhe duhet ta përfundojë mandatin në vitin 2024./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia