close
Vendi

GRUBI-NYGAARD: FONDI INVESTUES SHTETËROR NORVEGJEZ MBËSHTET ZONËN E LIRË EKONOMIKE NË TETOVË

7BDE96F7-CDF2-45E1-83B3-6AC75DFE94B3

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi sot në kabinetin e tij realizoi takim pune me drejtorin e përgjithshëm të Fondit Investues Shtetëror Norvegjez, z.Hans Kristian Nygaard.

Sic thuhet në një komunikatë nga Kabineti i zëvendës kryeministrit të parë dhe Ministrit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Grubi me këtë rast njoftoi z.Nygaard se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut tashmë ka marr vendim afirmativ për investimin e kontraktuesit privat NORMAK në zonën e lirë ekonomike të Tetovës dhe njëherësh njoftoi atë se që janë përmbushur të gjitha formalitetet nga ana e jonë.

Nga ana e tij Drejtori i Përgjithshëm i Fondit Investues Shtetëror Norvegjez, z. Hans Kristian Nygaard, sic thuhet në komunikatë, informoi z.Grubi se do të angazhohet në zonën e lirë ekonomike në Tetovë që të ketë investime tjera të reja përmes së cilave do të hapen dhe mundësi për punësim të banorëve të atij rajoni.

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë z.Grubi iu falënderua z.Nygaard për bashkëpunimin e mirë që ka vendi me Mbretërinë e Norvegjisë, në këtë rast me Fondin Investues Shtetëror Norvegjez dhe për përkrahjen që vendi merr nga Mbretëria Norvegjeze në realizimin e suksesshëm të reformave dhe ndihmës në fushën e biznesit dhe ekonomisë – thuhet në komunikatën e Kabinetit të zëvendës kryeministrit të parë dhe Ministrit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia