close
Top LajmeVendi

Gruevski reagon pas publikimit të “bombave”

210928607_353483449474259_5482064443528669130_n

Ish kryeministri, azilanti Nikolla Gruevski përmes rrjeteve sociale ka komentuar bisedën telefonike që u publikua dje në kanalin “The true above all”. Gruevski thotë se bisedat janë të vërteta dhe se nuk e di nëse të njëjtat do të ndikojnë në procesin gjyqësorë për rastin “Parcelat në Vodno”.

“Sot shumë më pyesin nëse kanë ndodhur këto biseda që u shfaqën dje në kanalin YouTube “The true above all”, mes meje dhe Kamçevit dhe nëse do të ndikojnë në gjykim. Po, ato biseda u zhvilluan në shkurt të vitit 2021. Ne i bëmë këto bisedime në fillim të procesit dhe tregojnë edhe një herë presionin brutal ndaj personave të përfshirë dhe të vendosur në listën e qeverisë për përndjekje politike, ku sistemi gjyqësor është vetëm ekzekutor, përfshirë edhe vetë Kamçevin”, ka shkruar Gruveski.

/KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia