close
Top LajmeVendi

GRUPE TË REJA TË PUNËS MES PUSHTETIT DHE OPOZITËS

Screenshot_6

Dështuan për prokurorinë, do të tentojnë për kodin


Deputeti i VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshoski, thotë që nuk ka nevojë për takim të ri liderësh, për shkak se dallimet mes grupeve të punës janë shumë të mëdha.

Si duket, pushteti dhe opozita po heqin dorë nga gjetja e zgjidhjes për sistemin prokurorial, e pas dështimit të grupeve të punës për Ligjin për prokurori, ekipe të reja në nivele të grupeve do të tentojnë të dakordohen rreth Kodin Zgjedhor.

“Unë angazhohem që të gjitha rekomandimet të zbatohen. Do të flasim jo vetëm me partitë politike por edhe me përfaqësuesit e organizatave që punojnë në këtë fushë dhe fokusi kryesor do të jetë në disa tema. Njëra prej temave është çështja e listës së votuesve, tjetra do të jetë për kampanjën zgjedhore dhe financimin e saj. Kemi edhe temë për përfaqësimin mediatik në kampanja, do të ketë edhe temë që ka të bëjë me zgjedhjen e Komisionit Shtetëror zgjedhor dhe e fundit do të jetë rreth modeleve zgjedhore. Ne e kemi në programin tonë politik 1 listë zgjedhore me lista të hapura, dhe kjo do të jetë e propozuar në tavolinë, por si ministre e drejtësisë paralajmëroj si Ministër i drejtësisë, se asnjë ndryshim në Kodin Zgjedhor nuk do të kalojë pa pajtim me të gjitha forcat relevante politike.” -shprehet renata Deskoska, ministre e Drejtësisë.

E nga opozita ende nuk kanë qëndrim konkret.
“Nuk jam i informuar për këtë temë dhe nuk mund të komentoj, e keni kolegun Ilija Dimovski që merret me këtë çështje.”-deklaroi Antonio Milloshoski, deputet i VMRO DPMNE-së.

Ministrja e Drejtësisë tha se sipas rekomandimeve të Komisionit Venecian, ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit dhe në Kodin Zgjedhor duhet të bëhen me konsensus të plotë nga të gjitha partitë politike. /Furkan Saliu/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia