close
Vendi

GRUPET E PUNËS: TAKIMI I FUNDIT PARA PAUZËS DHJETË DITORE

no thumb

Grupet e punës të partive politike, nënshkruese të Marrëveshjes së 2 Qershorit dhe asaj të Përzhinos, nën drejtimin e ekspertit belg, Piter Vanhojt, mbajnë takimin e fundit, para pushimit dhjetë ditor për shkak të festës shtetërore të 2 Gushtit dhe pushimeve vjetore të përfaqësuesve ndërkombëtarë. Në takimin e sotëm, përsëri pritet të bisedohet për prokurorin special dhe kompetencat e tij.

Edhe pse nga Bashkimi Evropian, disa herë deri më tani është thënë se palët e përfshira në këtë kontest, VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH, duhet sa më seriozisht t’i qasen dakordimit për çështjet e hapura, megjithatë siç merret vesh nga burrime brenda grupeve të punës, deri më tani, në takimet e zhvilluara nuk është arritur marrëveshje për asnjë çështje dhe nuk ka lëvizje nga qëndrimet fillestare të partive, për asnjë segment të bisedimeve.

Grupet punuese më së tepërmi kohë, deri më tani kanë harxhuar për çështjen e Listës zgjedhore dhe mënyrës së votimit të diasporës, ndërsa për herë të parë dje është hapur edhe çështja e prokurorit special.

Gjatë ditës së sotme, një grup i partive më të vogla, nëpërmjet një letre dërguar ambasadave të SHBA-së dhe BE-së, kanë kërkuar që Maqedonia të jetë vetëm një njësi zgjedhore. Këto parti, poashtu kërkojnë që në grupet e punës për përafrimin e qëndrimeve lidhur me Kodin zgjedhor të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e tyre si dhe përfaqësuesit e sektorit joqeveritar.

Sipas burrimeve nga Grupet e punës, mendohet që të gjitha çështjet të mbyllen deri në fund të muajit Gusht, ndërkohë që Prokurori special do të hapet si temë përsëri, vetëm pas kthimit të Piter Vanhojtit, ndërsa për pakonë zgjedhore, pritet që bisedimet të vazhdojnë edhe gjatë javës së ardhshme.

Në anë tjetër, gjatë ditës së sotme burime diplomatike kanë të ditur se nëse deri në fund të gushtit nuk do të ketë marrëveshje për Prokurorin special, LSDM-ja, nuk do të ktheht në parlament, në fillim të muajit shtator, siç parashihet me marrëveshjen e nënshkruar nga katër liderët, Gruevski, Zaev, Ahmeti dhe Thaçi.

Burime diplomatike, kanë bërë të ditur se qëndrimi i LSDM-së është se pasi që Prokurori special, duhet të emërohet më së voni deri më 15 Shtator, emri i tij duhet të dihet së paku deri në fund të gushtit, emër ky i cili duhet të jetë i pranueshëm për të gjtiha partitë politike, nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos.

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia