close
Sport

GRUPI “G”: KUALIFIKIMET ME NDESHJEN SHQIPËRI – MAQEDONI

no thumb

52 kombëtare nga zona e Europës të ndara në 9-të grupe”, pritet japin përballje interesante për fazën e grupeve të kualifikimeve për Botërorin “Rusia 2018”. Grupi “G” ku bëjnë pjesë Spanja, Italia, Shqipëria, Izraeli, Maqedonia dhe Lihtejnshtejni është një ndër grupet më atraktive. Ky është edhe mendimi i njohësve të mirë të futbollit.

Shorti ka bukurit e veta, ka të veçantat, ka surprizat e veta ndaj edhe është ndjekur me kujdes të veçantë, këtë e deklaroi ekskluzivisht për TV Art-in, trajneri i Shkëndijës Shpëtim Duro, i cili është njohës i mirë i rethanave të futbollit në Maqedoni dhe  Shqipëri.

“Gjëja e veçantë ishte se në një grup janë  pjesëmarrëse  Shqipëria  dhe  Maqedonia, që është  diçka e veçantë. Unë kam qenë  edhe  pjesë  e  kombëtaresë së Shqipërisë si trajner dhe mund  të them  që  shorti patjetër  se ka të veçantat e veta, por në pamjen  e parë duhet të jemi realist se është një  shortë i vështirë  duke  pasur  para  sysh se  kokat e grupit  janë Spanja dhe Italia dy skuadra kampione të botës. Është  shortë  interesant dhe mbete për  tu parë se si  do të zhvillohen ngjarjet” deklaroi Shpëtim Duro  – trajner i KF Shkëndija

Duke pasur  parasysh se në grupin “G”janë edhe dy kombëtare që  kan qenë fituese të  të kupës botërore Spanja  dhe Italija atëhere mbetet dilema se ku mund të gjendet Shqipëria dhe Maqedonia.

” Sa i përket aspektit të përgjithshëm unë  thash edhe  pak më parë Shqipëria ka  ritje shumë në këto vitet e fundit në raport me Maqedoninë.  Por e thash pak më parë  sa i përket organikës unë  themë  se edhe Maqedonia ka lojtarë cilësorë, lojtarë  të ri që  mund të bëjnë  diçka ashtu siç po bënë  Shqipëria, por mos t ë ketë para sysh ato elementet që  thash më lartë. Megjithatë  futbolli është futboll ”  deklaroi trajneri i Shkëndijës , Shpëtim Duro

Ndërkohë që  FIFA ka publikuar edhe orarn e ndeshjeve kualifikuese për botërorin Rusia 2018. Kështuqë grupi “G” hapet pikërisht me ndeshjen Shqipëria –Maqedonia që do të zhvillohet me 5 shtator 2016.  Ndërsa më pas në muajin tetor pasojnë dy ndeshje në Shkup kundër Izraelit (6 tetor) dhe Italinë (9 tetor), e cila vjen për herë të parë në Maqedoni

Më poshtë datat e ndeshjeve të kombëtares shqiptare për botërorin, Rusi 2018

Orari i ndeshjeve:

Java 1, 5 shtator 2016
Shqipëria-Maqedonia

Java 2, 6 tetor 2016
Maqedonia-Izraeli

Java 3, 9 tetor 2016
Maqedonia-Italia

Java 4, 12 nëntor 2016
Spanja-Maqedonia

Java 5, 24. Mars 2017
Lihtenshtajni-Maqedonia

Java 6, 11 qershor 2017
Maqedonia-Spanja

Java 7, 2 shtator 2017
Izraeli-Maqedonia

Java 8, 5 shtator 2017
Maqedonia-Shqipëria

Java 9, 6 tetor 2017
Italia-Maqedonia

Java 10, 9 tetor 2017
Maqedonia-Lihtenshtajni /SH.S/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia