Në Qendrën për Menaxhim me Kriza është mbajtur seanca e dytë e Grupit të vlerësimit në QMK.
Konform rendit të ditës, sic thuhet në komunikatë, është formuar propozimi drejtuar Komitetit për koordinimin me Sistemin për Menaxhim me Kriza, që Qeveria e RMV-së, të dorëzojë propozim në Kuvend për vazhdimin e gjendjes së shpallur të krizës në territirin e RMV-së, për shkak të mbrojtjes së shëndetit publik në kushte të pandemisë, parandalimit të përhapjes së virusit, kurse ditët në vijim të konfirmohet data e mundshme.
Njëkohësisht, Institucionet në Sistemin për menaxhim me kriza vazhdojnë me aktivitetet konform palnit aksional për parandalimin dhe përballjen me përhapjen e virusit, që ishte miratuar në seancën e dytë të Shtabit Kryesor për Menaxhim me Kriza. /KlanMacedonia