close
KultureVendi

GURGURICA SHPALOS VLERAT E TRASHËGIMISË KULTURORE

Screenshot_6

Organizatorët synojnë që festivali të bëhet tradicional


Gurgurica ishte nikoqire e festivalit të Trashëgimisë Kulturore, me qëllimin e prezantimit të dokeve, zakoneve dhe traditave të këtij vendi. Ky manifestim u realizua nga Inciativa Qytetare e Femrave “Antiko” si dhe Shoqata për Arsim dhe Kulturë “Adrion”.

Këngë, valle, rite, traditë e veshjeve si dhe ushqim tradicional kështu u kremtuar edicioni i parë i Festivalit të Trashëgimisë Kulturore të Gurguricës.

Nën panoramën e bukur të liqenit të Treskës, për herë të parë Gurgurica ishte nikoqire e Festivalit të Trashëgimisë Kulturore. Doket, veshjet dhe zakonet e këtij fshati u paraqitën para një publiku të gjërë  të cilët ishin nga vendi dhe rajoni për t’i parë këto tradita.

Festivali i Trashëgimisë Kulturore të Gurgurnicës ishte edicioni i parë i këtij manifestimi, realizur nga Inciativa Qytetare e Femrave “Antiko” si dhe Shoqata për Arsim dhe Kulturë “Adrion”. /Lindita Aliu/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia