close
Rajoni

HAGË: NASIM HARADINAJ – NUK E NJOH “SPECIALEN”

0080608C-06C2-4BAC-9542-04D1FBBD48B8

Nënkryetari i OVL e UÇK-së, Nasim Haradinaj është paraqitur sot në seancën e parë në Gjykatën Speciale.

Në fjalën e tij pas leximit të arsyeve të arrestimit të tij, Haradinaj tha se nuk e njeh këtë gjykatë dhe nuk do ta njoh.

“Nuk e kom njohur këtë gjykatë, nuk e njoh edhe nuk kom me njoftë këtë gjykatë pavarësisht që Kuvendi jem ju ka dhënë mandat 5 vjeçar, dhe tash jeni me afat të skaduar pas 2 gushtit”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se kemi 150 mijë nënshkrime nga qytetarët që jemi kundër kësaj Gjykate. Ai fajësoi deputetët e Kuvendit të Kosovës për situatën në të cilën gjenden.

“Faqezinjtë tanë deputetët për poste veta e rroga të veta na kanë sjellë këtu, që ju sot me na arrestu me thy Kushtetutën tonë, edhe pas skadimit të afatit tuaj. Jam padrejtësisht këtu, keni thy Kushtetutën e vendit tim, keni thy çdo ligj njerëzor keni thy të drejtat e mendimit të lirë. Edhe të më dënoni 500 milionë vjet nuk mund të ma ndërroni mendimin”, u shpreh Haradinaj.

Haradinaj theksoi se për mendimin e tij të lirë ai është dënuar nga regjimi i Millosheviqit.

“Nuk jemi pishman, luftojmë dhe kemi luftuar për të drejtën minimale njerëzore, mendimi i lirë”, shtoi Haradinaj./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia